Policia e Kosovës së shpejti do të patrullojë në Karaqevë të poshtme

0

Pas kërkesave të shumta të karaqevasve që ti ofrohet siguri nga policia e R.Kosovës, së shpejti do të ndodhë një gjë e tillë. Sipas burimeve të BujanociNet afër ambulantës, gjegjësisht shkollës fillore, në Karaqevën e poshtme do të vendoset një kontejner-barakë, ku do të patrullojnë nga dy polic të R.Kosovës.

karaqeva_kamenice-480x330Ky vendim i policisë së Kosovës, thuhet të ketë ardhur si pasojë e kërkesave të shumta të banorëve të Karaqevës të cilët në raste të shpeshta kanë reaguar, duke organizuar edhe protesta në shenjë pakënaqësie lidhur me sigurinë e tyre. Deri më tash ky vendbanim të cilin kufiri mes Kosovës dhe Sërbisë e ndanë në dysh, në disa pjesë vija kufitare kalon nëpërmes kopshteve, kështu duke mbetur njëra pjesë e shtëpisë në Sërbi dhe tjetra në Kosovë, ka qenë i rrezikuar edhe nga xhandarmëria serbe, të cilët në shum raste kan kaluar nëpër fshat duke tmerruar banorët. flamujt ne karaqqev ikjaMe vendim të KFOR-it, vite më parë kjo zon është bërë neutrale dhe karaqevasit mbetën në mëshirën e askujt, KFOR-i kishte hapur një rrugë dytësore, BYPAS, e cila kalonte tërthorazi për të arritur në mes të Karaqevës së poshtme, ngase Karaqeva e epërme sipas kufirit akltual, gjendet brenda teritorit të Kosovës dhe se aty nuk patrullojnë xhandarmëria serbe, por kjo për banorët nuk ishte zgjidhje, sepse ndjeheshin të rrezikuar në qdo qast nga xhandarmëria serbe, e cila sipas tyre keqpërdorte zonën neutrale për të patrulluar edhe në brendësi të fshatit. Lajmi për vendosjen e një kontejneri në Karaqevën e poshtme dhe patrullimin nga policia e Kosovës i ka gëzuar pa masë banorët e këtij vendbanimi, ata me padurim presin këtë moment./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com