Policia e Kosovës rrit gatishmërinë për shkak të kërcënimeve të ISIS-it (video)

0

Me kërcënimin e një të riu kosovar, që lufton për ISIS-in është bërë shumë humor. Por, në humor të mirë, sa i përket kërcënimeve nga Shteti Islamik, megjithatë nuk janë institucionet e Kosovës.

policia-e-kosov-euml-s-rrit-gatishm-euml-rin-euml-p-euml-r-shkak-t-euml-k-euml-rc-euml-nimeve-t-euml-isis-it-video_hd

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka lëshuar një njoftim zyrtar për të gjitha Stacionet e Policisë së Kosovës përfshirë pikat kufitare.

Në njoftimin që e ka parë TV Dukagjini thuhet se pjesëtarët e policisë së Kosovës, përveç se duhet të jenë të pajisur gjatë orarit të punës me jelek antiplumb, duhet të kenë kujdes dhe të shtojnë patrullimet e tyre në vendet si: Kuvendi i Kosovës, Qeveria, ambasadat e huaja në Kosovë, aeroporti, objektet fetare si xhamit, kishat dhe Katedrala dhe vendet e frekuentuara si dhe nëpër restorantet e njohura në vend.

Përkundër përpjekjeve, askush nga zyrtarët e Policisë apo Qeverisë nuk ka dashur të flas për këtë alarm.

Burime të televizionit kanë bërë të ditur se për kërcënimet janë të njoftuar presidenca, Qeveria e Kosovës dhe autoritetet vendëse e ndërkombëtare të sigurisë. /TV Dukagjini/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com