Policia e Kosovës nesër në veri?
09:59 | 31 Mars 2015

Njësitë elite të Policisë së Kosovës ROSU bashkë me EULEX-in dhe zyrtarë tjerë ligjor do të ja mësyjnë të mërkurën Zupqit në Zubin Potok, në vendin ku në vitin 2011 u vra polici Enver Zymberi. policia-e-kosov-euml-s-nes-euml-r-n-euml-veri_hd Gazeta Fjala mëson se në këtë vend të gjitha njësitë do të rikonstruojnë ngjarjen e vrasjes së policit të ndjerë. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala edhe Astrit Kolaj nga Prokuroria e Shtetit. Ai nuk ka dhënë shumë detaje për këtë ngjarje. Enver Zymberi, u vra më 26 korrik 2011 kur konvoji me të cilin udhëtonte ai, u sulmua rrugës për në pikën kufitare Porta 31.
Edlira Rukaj