Policia e Kosovës largohet nga pikat statike në kufirin Kosov-Sërbi, në pjesën mes Breznicës dhe Karaçevës

0

Me urdhër të Prishtinës zyrtare, policia e Kosovës tani më nuk do të kontrollojë sikurse deri më tash në pikën statike në Novosellë, kjo, siç ka mësuar BujanociNet brenda burimeve policiore të Kosovës, është bërë pas një marrëveshje të arritur në Brkusel mes dy palëve në bisedime.

Karaceva

Policia e Kosovës tanimë do ta ketë pikën e fundit statike në Muçiverc të komunës së Kamnenicës, dhe jo siç ka qenë deri më tash edhe në Novosellë, dhe kështu kjo zona nga Novosella deri në Karaçev të epërme do të jetë si zonë neutrale pjes në të cilën vetëm do të patrullohet me vetura, por jo edhe pika statike kontrollimi, nga policia e Kosovës. Burimet brenda policisë së Kosovës kanë thënë se, kjo është bërë edhe për shkak të vendosjes së sistemit video në postbllokun e palës serbe në Breznicë ku ajo pjes e kufirit tash vëzhgohet nga kamerat. Policia e Kosovës në të ardhmën do të vazhdojë edhe më tutje ta përdorë rrugën anësore, gjegjësisht atë BY-PAS të cilën e përdorë edhe KFOR-i. Këtë vendim të Prishtinës zyrtare nuk e kanë mirëpritur banorët e Karaçevës të cilët ndjehen të rrezikur, siç thonë ata nga xhandarmëria serbe, ndërsa tash me largimin e pikës statike në Novosellë ata thonë se, rreziku është shtuar edhe më shumë, sepse policia e Kosovës është tërhjekur më larg nga ata dhe kështu ata mendojnë se rreziku është rritur. Sipas banorëve me këtë qëndrim të marrë nga policia e Kosovës, iu është dhënë hapsirë edhe më shumë policis së Sërbisë por edhe vet Sërbisë që ta zgjerojnë hapsirën e tyre në brendi të Kosovës, veçmas në fshatin Karaçev e poshtme e cila deri më tash ka qenë e ndarë përgjysmë nga Sërbia dhe Kosova, por me largimin e pikave statike e tërë Karaçeva e poshtme tashmë mund të kontrollohet nga xhandarmëria Serbe./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com