Policia: Askush s’ka refuzuar të marrë pjesë në aksionin për arrestimin e imamëve

0

Lajmin e raportuar në disa media, se njëmbëdhjetë policë të Njësisë Speciale kanë refuzuar urdhrin për të qenë pjesë e arrestimit të disa imamëve i kryer ditë më parë, e ka demantuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.

Ndërsa burime të lajmi.net, brenda policisë, bëjnë me dije se në aksionin e arrestimit të imamëve, në mesin e të cilëve ishte edhe hoxha i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, nuk kanë qenë fare të përfshirë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Ky aksion sipas këtij burimi, është kryer nga policë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, që është njësit tjetër nga ai i Njësisë Speciale.

Lajmi të cilin e demanton policia, thotë se këta policë që refuzuan të bëhen pjesë e aksionit i pret ndëshkimi, që mund të shkoj edhe deri me burgim.

Por edhe kjo mohet nga policia, për faktin e thjeshtë se një refuzim i tillë as që ka ndodhur. /lajmi.net

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com