Polici e qëllon për vdekje e më pas e prangos (Pamje tronditëse)

0
Polici e qëllon për vdekje e më pas e prangos (Pamje tronditëse)

Ka shkaktuar shumë zemërim ngjarja e ndodhur ditën e shtunë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një polic 33-vjeçar qëlloi pesë herë me armë një shtetas me ngjyrë dhe pasi e plagosi atë i vuri prangat.

Pamjet e sulmit me armë të policit u regjistruan nga një banor afër ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Charleston, Karolina e Jugut.

Polici 33-vjeçar Michael Slager shihet të godasë 50-vjeçarin Walter Scott pas shpine plot 5 herë.

Scott bie përdhe për shkak të plumbave dhe Slager i vë prangat atij teksa ishte i shtrirë.

“E gjuajta pasi ndihesha i kërcënuar”, mësohet të ketë thënë Slager.

Slager është aktualisht në burgim duke pritur dënimin pas akuzës për vrasje.

“Ai mendoi se mund të vriste një njeri dhe mund t’ia hidhte paq. Epo kjo është e papranueshme”, thanë familjarët e viktimës Walter Scott.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com