Policë të BE-së në vendkalimin Tabanoc – Preshevë?

0

Policë të vendeve të BE-së janë hasur dy ditë më parë në pikën kufitare Tabanoc midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Siç shkruan INA, fotografitë janë bërë disa metra lag pikës kufitare të Maqedonisë nga ana e lexuesve të saj, dhe se shihen dy pjesëtarë të policisë evropiane.

Uniformat e tyre supozohet se i takojnë policëve gjerman ose atyre austriak dhe se nuk bëhet e ditur akoma se prania e tyre a është e ngjajshme me praninë e policëve të vendeve të BE-së në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë për parandalimin e fluksit të emigrantëve shqiptarë nga Kosova.

Autoritetet kufitare të Maqedonisë nuk kanë bërë publike se a është e mundur një prani e tillë policore dhe se çfarë janë dy policët evropian që qëndrojnë në pikën kufitare të Tabanocit midis Maqedonisë dhe Serbisë.

PoliceBE-1

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com