Poezi për Malësinë e Bujanocit

1

Malesia

 

 

 

 

 

 

 

 

 

THËRRET MALËSIA E BUJANOCIT

Tanë malësia po na thërret –

T’ kthehen njerëzit n’ vend të vet !

Se aty ku kem ardhë n’ jetë –

Asht parajsa e vërtetë !

 

Thërret malësia e Bujanocit –

Bijë e bija të Muhocit ,

Që të kthehen n’ troje t’ veta ,

Se aty ka shije jeta !

 

Vetëm uji i Pribocit –

I jep fuqi palcës e kocit !

Askund s’ ndihet shija e bukës –

Sikur n’ magje t’ Ramabuqës !

 

Kush ushqehet nga Suharna –

S’ ka nevojë kurrë me ble barna !

Kjo malësi dhe Novosella –

N’ histori kanë rrënjë të thella !

 

Gurë e dru thërrasin nga Qarri –

Kthehuni bijë se m’ dogji zjarri !

Kthehuni bijë në vatrat tuaja –

Mos i leni nën këmbë t’ huaja !

 

N’ vatrat tuaja ju pret Zarbica ,

Bilinica e Breznica !

N’ trojet tuaja të Gjergjefcit –

Ju thërret loja e Shën Gjergjit !

 

N’ vatrat tuaja si përpara –

Ju pret gëzimi dhe e mbara !

N’ ato troje t’ baballarëve –

Ju urojnë varret e t’ parëve !

Gjilan, më 30. 10. 2014. Demir KRASNIQI

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. Te lumt per keto vargje mjaft demethense… pershendetja nga zürichu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com