Po zhduket Muri Kinez

0

Muri i Madh Kinez ndërtimi i të cilit ka zgjatur më shumë se 2.000 vjet, ka humbur pothuaj 30 për qind të gjatësisë së vet dhe tani nga gjithësia ai nuk mund të shihet më me sy, sepse popullata vendore po përdor tullat, gurët, lëndët ndërtimore dhe pllakat për ndërtimin e shtëpive të veta dhe për shitje.

muri kinez

Në studimin e Agjencisë kineze për pasurinë shtetërore, transmeton Koha.net, theksohet se 1.962 kilometra të këtij të muri të gjatë 9000 kilometra janë zhdukur, ndërsa 1200 të tjerë janë në gjendje shumë të keqe.

Përkundër dënimeve shumë të larta të parapara për shkatërrimtarët e murit, deri në 1000 euro, dëmtimi i tij po vazhdon.

Agjencia konstaton se disa pjesë të Murit janë shkatërruar tërësisht për shkak të zgjerimit të qyteteve, ndërtimit të autostradave.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com