PLD: Rrahja e shqiptarëve inskenim i dy partive në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI

0

Disa parti maqedonase kanë reaguar lidhur me rrahjen e shqiptarëve nga huliganët maqedonas që fshihen pas tifozëve “Komiti” të klubit futbollistik të Vardarit.

rrahja1-640x331

Partia Liberal Demokrate  ka shprehur dyshime se incidenti i mbrëmshëm që ka prapavijë etnike, është inskenuar nga dy partitë në pushtet, VMRO-DPMNE dhe BDI.

“PLD-ja vlerëson se ky akt i primitivizmit dhe vandalizmit i disa individëve është pasqyrë e panikut të partive politike në pushtet, të cilat para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare po tentojnë të shkaktojnë përplasje dhe tensione ndëretnike, duke keqpërdorur në këtë mënyrë tifozët e ekipeve futbollistike”, reagojnë nga Partia Liberal Demokratike.

Në të njëjtën linjë edhe Partia Liberale e cila ngre dyshime se nëse autorët nuk kapën, atëherë vërtetohet teza se partitë në pushtet po e shpërngulin skenarin e Kumanovës në Shkup.

“Duke pasur parasysh gjithë këtë dhe duke u nisur nga fakti se sheshi është pjesë e qytetit që mbulohet me kamera, nëse MPB-ja deri nesër nuk del me të dhëna për të dyshuarit dhe t’i arrestojë, është e qartë se MPB-ja dhe pushteti tentojnë që skenarin e Kumanovës ta transferojnë në Shkup”, thuhet në njoftimin e Partisë Liberale.

Përveç 5 personave që kanë kërkuar ndihmë në spitalet e Shkupit, jo zyrtarisht mësohet se me plagë më të lehta kanë kaluar edhe mbi 10 persona të tjerë që janë gjendur në sheshin “Maqedonia” momentin e sulmit. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com