Planet e “krisura” të Zuckerbergut, synon telepatinë në Facebook

0

Megjithëse gjiganti social Facebook deri më tani të gjitha potencialet i ka përqendruar në përmirësimin e shërbimeve të mesazheve të shkurtëra dhe të shpejta, tani themeluesi i Facebook-ut, Marck Zuckerberg, ka shprehur ambicie më të mëdha në ardhmërinë e rrjetit më të madh social në botë. Ai ka thënë se përmes Facebook-ut synon Telepatinë.

mark zuckenberg

Gjatë sesionit të tij të zakonshëm pyetje-përgjigjë në llogarinë e tij në Facebook, dikush e pyeti Zuckerbergun se si do të duket e ardhmja e rrjetit social Facebook, transmeton Indeksonline.

Ai u përgjigj, duke shkruar se një ditë njerëzit do të kenë mundësinë që të dërgojnë eksperiencat emocionale tek njëri-tjetri përmes Facebook-ut, që llogaritet të jetë teknologjia më e sofistikuar në këtë kohë.

“Një ditë, besoj se do të kemi mundësinë të dërgojmë mendimet tona në mënyrën më të qartë të mundshme tek njëri-tjetri. Mund vetëm të mendosh për diçka, dhe shokët tuaj në Facebook do ta përjetojnë mendimin tuaj në mënyrë të plotë, sigurisht, nëse ju pajtoheni që të ndani atë mendim”, ka shkruar Zuckerberg.

Ai vazhdoi, “filimisht ne kishim vetëm mundësinë e të shkruarit mesazh, mirëpo me kohën dhe zhvillimin e teknologjisë ne postojmë fotografi gjatë gjithë kohës. Në të ardhmen platforma e videove do të jetë edhe më e rëndësishme se ajo e fotografive.”

“Pas ardhjes së teknologjisë mahnitëse të kamerave VR, besoj se do të kemi mundësinë e ndarjes së plotë të eksperiencave tona ndijore dhe emocionale kurdo që dëshirojmë ne”, shkruar ai.

Megjithatë, ky koment nuk ka zënë vend për gjatë në profilin e Zuckerbergut, pasi ai është fshirë, dhe nuk është dhënë ende ndonjë arsye për këtë.

Ndërkohë, Facebook ka ndryshuar pa shumë zhurmë logon e vet, që dallon shumë pak në krahasim me të kaluarën.

facebook e re

Rrjeti social ka sjell shkronja më të holla dhe shkronjën A në formë më të rrumbullakët.

facebook e vjeter

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com