Plan urbanistik për lagjën e Romëve në qytetin e Bujanocit
10:33 | 17 Tetor 2018
Me takimin me zyrtarët Komunal ( Kryeshefin e Administrates Lokale dhe Kryeshefin e Drejtoratit te Urbanizmit) dhe bisedën me banorët e nacionalitetit Rom filloi procesi i hartimit të planit urbanistik në komunën e Bujanocit.

Në periudhën e ardhshme, në bashkëpunim me Komunen dhe me pjesëmarrjen e banorëve, do të përcaktohet nevoja për përmirësimin e banimit në këtë pjesë të Bujanocit.

Zhvillimi i planeve financohet nga Bashkimi Evropian në kuadrin e programit "Përkrahje për përfshirjen e Romëve të BE-së - Fuqizimi i Komuniteteve Lokale për Përfshirjen e Romëve" të zbatuar nga Konferneca e qendrueshme e Qyteteve dhe Komunave.

Alesia Bami