Plaku kërkon para çdo ditë në rrugë, asnjë cent nuk e ndal për vete (Foto)

0

Ky plak me një zemër të pastër dhe të mirë ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Dobri Dobrev, i lindur më 20 korrik 1914, quhet “i Shenjti nga fshati Bailovo”.

Çdo ditë ai shkon në kryeqytetin Sofia, që është 15km larg, dhe rri jashtë Katedrales së Alexander Nevsky duke kërkuar donacione.

Dikur ai ecte në një distancë të tillë, por tani udhëton me bus.

Dobri është i jashtëzakonshëm sa që gjithë paratë që i mbledh, i jep për kishën, bamirësitë, monastiret ose jetimëve.

Shumica e parave që ai ka mbledhur janë përdorur për të restauruar kishat nëpër Bullgari.

Dobri mbijeton me një pension prej 100 eurosh në muaj. 17 vjet më parë ai dha gjithë pasurinë e tij, duke përfshirë shtëpinë, për kishën ortodokse.

“Zoti më jep bukë”, thotë ai, i cili ka marrë vendim që t’ia përkushtojë jetën e tij Zotit. Edhe pse ka shtrat, ai preferon të flejë në dysheme.

“Zoti është rruga”, shpesh dëgjohet ai duke thënë në rrugë, dhe shumica qajnë kur e shohin atë.

“Nuk duhet të gënjejmë, të vjedhim ose të bëjmë ndonjë krim. Duhet ta duam njëri-tjetrin ashtu siç na do Zoti neve”, thotë ai.

Me rrobat e tij të bëra vetë, sandale të thjeshta dhe mjekër të gjatë të bardhë, shumë e quajnë atë “udhëtar nga e kaluara”.

Ai është një figurë e njohur atje dhe njerëzit shpesh i ofrojnë para për bus, të cilat ai i refuzon.

“Dobri është një fenomen shumë i rallë”, tha Peshkopi Tikhon nga katedralja Alexander Nevski.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »