Plagoset një person në Matiqan, arrestohen dy të mitur

0

Plagoset një person në Matiqan, arrestohen dy të mitur

Policia e Kosovës raporton se dje në fshatin Matiqan të Prishtinës, pas një mosmarrëveshje një person ka pësuar lëndime trupore me një armë e ftohtë -thikë nga i dyshuari në pjesën e shpinës derisa në fytyrë ka pësuar lëndime nga arma me gaz.

Viktima është dërguar në emergjencë me një taksi dhe i njëjti, sipas mjekut gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur një thikë për të cilën dyshohet se është përdorur në rast. Po ashtu në taksi, me të cilin ishte dërguar viktima në spital është gjetur revolja me gaz. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të mitur dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com