Plagos me thikë shokun, arrestohet 19 vjeçari

0

arrest

Zënka mes dy të rinjve në qytetin e Kavajës ka përfunduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre si dhe të një shtetaseje tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës, ku sipas të dhënave të policisë mësohet se 19 vjeçari Emanuel Toska, ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar, duke i shkaktuar atij plagë të lehta. Nga kjo ngjarje ka mbetur e plagosur edhe një shtetase 48 vjeçare me inicialet I.H.

Policia bën me dije se “arrestimi i këtij shtetasi u bë, sepse më datë 15.03.2016 rreth orës 11:00, në lagjen Nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasit, A. H., 22 vjeç, banues në Kavajë dhe I. H., 48 vjeçe, banuese në Kavajë, të cilët ndodhen në Spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën”.

Sipas uniformave blu materialet ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Kavajë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 89 e 279 të Kodit Penal

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com