PLAÇKITEN DHE LIHEN NË MES TË RRUGËS DY REFUGJATË KOSOVARË

0

Dy të rinj, refugjatë të ardhur ilegalisht nga Kosova nën kërcënimin me revole janë plaçkitur dhe nxjerrë nga makina nga një person i panjohur.

20141210200207553620

Kjo ka ndodhur sipas tyre paraditen e të martës në një pompe benzine në Nickelsdorf (Austri).
Më parë ata i kishte sjellë ilegalisht një person tjetër duke i transportuar përmes Hungarisë në Austri me një kombi (furgon) nëpër autostradën A4. Në pompën e përmendur të benzinës ata ishin udhëzuar të kalonin në një veturë tjetër. Ngasësi i veturës pak pas nisjes ndalon makinën dhe ua drejton revolen duke i kërcënuar që të dorëzojnë paratë që i kishin, shkruan regionews.at.
Ai ua ka grabitur kështu1450 euro dhe dy telefona mobil. Pastaj ai i detyron që të dalin nga makina.
Policia dhe inspeksioni policor janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin. /albinfo.ch/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com