Pezullohet prezantuesja vetëm pse i tha kolegut “bukurosh”
15:29 | 17 Maj 2018

Në një emision mbi zgjedhjet vendore në Kuvajt, duke i kaluar linjën kolegut të saj, ajo i tha të mos i rregullonte më kufjet pasi ishte i bukur ashtu siç ishte.

Videoja e kësaj batute u shpërnda nëpër rrjetet sociale dhe tërboi autoritetet. Kryeministri i Kuvajtit, Mohammad Al Hayef i shkroi në Twitter ministrit të Informacionit, duke i kërkuar që të merrte masa ndaj prezantueses.

Prezantuesja u pezullua dhe tani po hetohet incidenti.

Aurela Hoxha