Pezullohet ndeshja

0

Arbitri e ka ndalur ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, pas tensioneve në stadium. Në një njoftim thuhet se takimi është pezulluar deri në një njoftim të radhës.

ndeshja

Pak pa përfunduar pjesa e parë (42’), tifozët serbë kanë hyrë në fushë duke detyruar arbitrin e takimit të ndërpresë ndeshjen dhe të thërrasë të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka nisi kur një Flamur Kuqezi në mënyrë shumë kreative fluturoi mbi stadium. Tifozët serbë u irrituan duke hedhur gjësende në fushë dhe duke detyruar gjyqtarin të ndërpresë takimin në pritje të qetësimit të situatës.
Por, kur Mitrovic e kapi flamurin për ta hequr nga fusha, ndërhyri Xhaka dhe aty nisi një sherr i madh, në të cilin u përfshinë të gjithë lojtarët në fushë dhe ata të stolit.

Në fushë arritën të hynin edhe shumë tifozë duke detyruar arbitrin ta pezullojë ndeshjen.

Nuk dihet se cili do të jetë vendimi i UEFA-s për fatin e kësaj ndeshjeje, mirëpo serbët treguan edhe njëherë natyrën e tyre para syve të botës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com