Peshqit në tufa asnjëherë nuk përplasen me njëri tjetrin, përse?

0

 

Shqyrtoni faktet: Peshqit që notojnë në tufa, njihen me mjedisin përreth nëpërmjet syve dhe një organi të veçantë ndijor që quhet vija anësore. Falë këtyre shqisave, ata përcaktojnë vendndodhjen e peshqve përqark, e pastaj reagojnë siç tregohet më poshtë.

  1. Udhëtimi krah për krahTufa e peshqve e përshtatin shpejtësinë me atë të peshqve përkrah dhe ruajnë distancën prej tyre.
  2. Afrimi. U afrohen peshqve që janë më larg.
  3. Shmangia e përplasjeve. Ndryshojnë drejtim, që të mos prekin peshqit e tjerë.

Duke u bazuar te këto tri sjellje të tufave të peshqve, një kompani japoneze për prodhimin e makinave projektoi disa makina të vogla robotike që mund të udhëtojnë në grup pa u përplasur. Në vend të syve, robotët përdorin teknologji komunikimi; në vend të vijës anësore, përdorin një telemetër ose largësimatës me lazer. Kompania beson se kjo teknologji do t’i ndihmojë të krijojnë makina «që nuk përplasen» dhe falë saj ‘nuk do të ndotet mjedisi e nuk do të bllokohet trafiku’.

«Ne rikrijuam sjelljen e një tufe peshqish duke shfrytëzuar plotësisht teknologjitë elektronike më të përparuara»,—thotë Toshijuki Ando, kryeinxhinieri i projektit të makinës robotike. «Jetojmë në një botë të motorizuar dhe kemi shumë për të mësuar nga sjellja e një tufe peshqish.»

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »