Peshkatari e bën “operacion” peshkaqenin e ngordhur, duke lëshuar 98 të vegjlit e tij në det (Video)
15:01 | 13 Prill 2018

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Mathew Orlov, i cili realizoi “operacionin” kur e kuptoi se krijesa e ngordhur ishte shtatzënë.

Ai tha se e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull kur ai gjeti peshkaqenin prej 2.7 metrash në ujërat jashtë bregut të Barwon Heads, Victoria, Australi.

Siç pretendon ai, peshkaqeni ishte sulmuar për ngordhje nga një grabitqar tjetër.

Por Mathew, nga Geelong, tha se e pa që stomaku i peshkaqenit po lëvizte sapo e tërhoqi atë në barkë, kështu që ai e preu atë në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar të vegjlit e tij.

“Ishte një ndjenjë shumë e veçantë kur filluan të dilnin jashtë. Adrenalina arriti maksimumin. Isha thjesht i habitur kaq shumë. Ne numëruam 98 të tillë”.

Mathew tha se kurrë më parë nuk kishte kryer një c-seksion peshkaqeni, por dinte çfarë të bënte nga dëgjimi i tregimeve nga kolegët e tij.

Powered by WPeMatico

Edlira Rukaj