Pesë lojtarët që do të përshëndeten me “Santiago Bernabeun” (Foto)

0

Të dielën nga ora 20:00, Real Madridi pret Sevillan në “Santiago Bernabeu”.

Kjo do të jetë sfida e fundit e “Los Blancos” për këtë sezon në “Santiago Bernabeu”, pasi dy ndeshjet e radhës në La Liga, Reali do t’i luajë si mysafirë (Celta Vigo dhe Malaga).

E përditshmja madrilene, “AS”, shkruan se sfida e nesërme në “Bernabeu” pritet të jetë e fundit gjithashtu edhe për pesë lojtarë.

Sipas “AS”, në mesin e lojtarëve që të dielën mund të luajnë sfidën e fundit në “Bernabeu” janë James Rodriguez dhe Alvaro Morata.

Chelsea dhe Manchester Unitedi ka kohë që këmbëngulin për dy lojtarët e “Los Blancos”, të cilët nuk po gjejnë hapësira nën urdhëratë e Zinedine Zidane.

“AS” më tej shkruan se edhe Keylor Navas gjithashtu mund të luajë të dielën sfidën e fundit në “Bernabeu”, pasi Reali po mendon që ta transferojë gjatë verës portierin e Manchester United, David De Gea.

Derisa dy lojtarët që largimin e kanë të garantuar, janë mbrojtësi, Fabio Coentrao dhe sulmuesi i ri, Mariano.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com