Pesë civilë të vrarë në Kumanovë (Video)

0

(E plotësuar) Gjatë konfliktit të armatosur në Kumanovë, raportohet se janë vrarë 5 civilë shqiptarë.

tre-civil-euml-t-euml-vrar-euml-nj-euml-vajz-euml-dhe-prind-euml-rit-e-saj_hd

Banorë të “Lagjes së trimave” njoftojnë se janë vrarë tre persona më të moshuar si dhe një rast tjetër një vajzë tetë vjeçare dhe prindi i saj.

Mësohet se banorët e vrarë janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë.

Sipas tyre bëhet fjalë për anëtarë të një familje që jeton afër ambulancës shtetërore në këtë lagje.

Nuk dihet nëse ata kanë humbur jetën gjatë granatimeve, ose gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë. Ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. /zhurnal/almakos//

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com