Përurohet nisja e punimeve në Kapi të Sfircës

0

222222

Sot zyrtarisht është vënë gurthemeli i fillimit të punimeve në projektin e pikëkalimit kufitar në kapi, kryetari i komunës Begzad Sinani, Ministrja për Dialog Edita Tahiri, kryetari i Bujanovcit Shaip Kamberi, përfaqësues nga komuna e Medvegjës, Leme Xhema, drejtori i policisë kufitare, doganave dhe zyrtarë e përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme, qytetarë kanë marrë pjesë në fillimin e këtij projekti.

Kryetari i komunës Begzad Sinani tha se ne si komunë së bashku me komunën e Medvegjes kemi bërë një kërkesë të përbashkët që është shqyrtuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës gjegjësisht zonja Edita Tahiri dhe kabineti saj që është arritur marrëveshje në Bruksel, qytetarët e dy komunave tona dhe gjithë qytetarëve do t’iu shkurtohet rruga drejt dy vendeve do të jetë më e shpejt shfrytëzoj rastin t`i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan për këtë projekt dhe ti uroj gjithë qytetarët ne do të vazhdojmë në realizim të projekteve të tjera në të mirë të qytetarëve.

Edita Tahiri ministre për dialog deklaroi se hapja e kësaj pike kufitare është rezultat i bisedimeve ndërmjet dy shteteve sovrane në mes të Kosovës dhe Serbisë sot jemi këtu për të zbatuar edhe një marrëveshje mes dy shteteve, është në përfundim edhe zbatimi i marrëveshjes së njohjes së diplomave ju uroj dy komunave kufitare për këtë projekt që do të lehtësoj lëvizjen e lirë fillimisht do të jetë pikëkalim kufitar për njerëz po besojmë që në të ardhmen do të bëhet edhe për mallëra./rajonipress/

333333

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com