Personi i vetëm që mund të vrasë Donald Trumpin dhe nuk do dënohej nga asnjë ligj (Foto)
14:17 | 12 Korrik 2017

Një raport i bujshëm i publikuar nga mediat britanike së fundmi  ka konfirmuar se Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II është personi i vetëm në botë që mund të vrasë presidentin Donald Trump, pa u ndëshkuar. Artikulli i “International Buisiness Times” ka bërë një buje të paparë për shkak të debatit të vërtetë ligjor. Monarkja e Mbretërisë së Bashkuar është mbi ligjin dhe nuk do të ndëshkohej për asnjë vrasje, edhe sikur viktima te ishte Presidenti Trump shkruan syri.net. Historia u shfaq fillimisht në faqen satirike të Mbretërisë së Bashkuar “Daily Mash”, i cili ka shkruar se zyra e Mbretëreshës ka lëshuar një deklaratë që konfirmon aftësinë e saj për të vrarë Trump me shpatë gjatë vizitës së tij në Britani, pa pasoja ligjore, sepse “Trump është një objekt i Kurorës”. Artikulli citon me shaka Mbretëreshen Elizabeth  dhe sigurisht është “thjesht një shaka”, por ka publikuar një të vërtetë të madhe: Mbretëresha e Anglisë nuk mund të gjykohet në gjykatat e vendit dhe pavarësisht e debateve të mëdha, është e paprekshme nga ligji.
Aurela Hoxha