Personat që kanë rrudha rreth syve, janë më të sinqertë

0

Studiuesit nga Universiteti Perëndimor dhe Universiteti i Miamit kanë zbuluar se truri i njeriut është i përgatitur për t’i parë njerëzit e tjerë si të sinqertë nëse kanë rrudha rreth syve të tyre, kur ata buzëqeshin.

Njerëzit të cilët kanë këto rrudha rreth syve, janë parë si përcjellës të emocioneve më intensive dhe më të sinqerta.

Studiuesit përdorën një metodë të quajtur rivaliteti vizual dhe u treguan pjesëmarrësve të studimit fotografi të njerëzve, ku kishte edhe njerëz që kishin rrudha në sytë e tyre kur qeshnin, për të parë se cilat shprehje perceptohen si më të rëndësishme.

Kështu, personat që morën pjesë në hulumtim u shprehën se gjenin si më të sinqertë ata persona që kishin rrudhat rreth syve të tyre.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »