Personat e vetmuar janë dyfish më të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës
15:59 | 14 Qershor 2018

Sipas një studimi të prezantuar në Dublin, ndjenjat e vetmisë janë parashikues të fortë të vdekjes së parakohshme,

Ekipi i hulumtuesve danezë ka zbuluar se vetmia është e ndërlidhur me një rrezik të dyfishuar të vdekjes te gratë, dhe një rrezik pothuajse të dyfishuar te meshkujt.

Autorët e studimit kanë thënë se ditëve të sotme vetmia është më e zakonshme se asnjëherë më parë, ku vazhdimisht është në rritje numri i njerëzve që jetojnë vetëm.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se personat që ndihen të vetmuar janë deri në trefish më të prirë të raportojnë për simptoma të ankthit dhe depresionit.

Alesia Bami