Persona të armatosur marrin stacionin policor në Goshincë të Likovës

0

(I Plotësuar) – Katërdhjetë persona të armatosur nga Kosova, sot e kanë sulmuar stacionin policor në Goshincë, Komuna e Likovës dhe kanë robëruar katër polic maqedonas, jo zyrtarisht mëson Mkd.mk.

Në orën 12 është caktuar pres konferencë për media nga MPB.

Sulm mbi policinë e Goshincës, stacioni policor jashtë kontrollit?
Para pak kohësh ka ndodhur një incident i madh në stacionin policor në Goshincë, Komuna e Likovës, jo zyrtarisht kupton Fokus.

Sipas informacioneve të kësaj gazete, stacioni policor është marr nga një grup i personave të armatosur të cilët, fillimisht ua kanë marr armët, ndërsa pastaj policët i kanë përzënë.

Nga MPB Kumanovë për Fokus kanë paralajmëruar se zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski, shumë shpejtë do të dal me informacione për ngjarjen.

Një incident i rëndë është regjistruar sot në postën policore kufitare në Goshincë të komunës së Likovës. Siç raportohet në disa portale, pika policore në këtë zonë malore që shtrihet me Kosovën është marrë në kontroll nga një grup i armatosur, të cilët kanë marrë armët dhe kanë përzënë policët.

1_930579319

Nga MPB Kumanovë për Fokus kanë paralajmëruar se zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski, shumë shpejtë do të dal me informacione për ngjarjen.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com