Përse në Luginë mungojnë butiqet për femrat e mbuluara?

0

Sikurse në Bujanoc poashtu edhe në Preshevë, nuk ka një butik të posaçëm veshjesh për femrat e mbuluara. Në shumicën prej butiqeve në Bujanoc thonë se, në komunë tonë nuk ka shumë kërkesa nga grat e mbuluara për veshje të gjata dhe kjo është edhe arsyeja pse nuk mbajnë këtë lloj të veshjes.

mbulesa

Edhe tek ne pjesa dërmuese e grave, femrave të reja janë të mbuluara, mirëpo sa po kanë vështirësi të pajisen me garderobën e cila u takon atyre është qëllimi i kësaj kronike të cilën e ka shtjelluar RTB. Ka pasur raste edhe kur në Bujanoc ka pasur një lloj veshjesh për femrat e mbuluara mirëpo është dashur edhe ti hiqen krat fustanit sepse ka mbetur pa u shitur me vite, janë shprehur në butikun “Adi Kom” Nuk janë çmimet e larta arsyeja që shitësit nuk mbajnë veshje të tilla, por është interesimi jo i lartë i femrave. Po ashtu edhe rrobaqespet janë ato të cilat thanë se, kanë kërkesa të qepin ndonjë fustan apo fund të gjatë mirëpo jo edhe në masë të madhe pasi që tani në Shkup, Gjilan, Prizren e Ferizaj ekzistojnë butiqe adekuate për këtë stil veshjet dhe grat e komunës sonë anojnë në këto destinacione. Butiku ”Adi kom” në Bujanoc ka fustane të llojllojshme për femra, ka pasur edhe fustane për femrat e mbuluara mirëpo sipas Hatixhe Isenit është vet kërkesa e femrave tona që janë fare pak arsyeja që nuk mabn këtë stil të veshjes. Po ashtu tek butiku “Marigona” sipas Tevide Asllani, çmimet janë mëtë lira në Bujanoc sa i përket fustaneve, mirëpo interesimi është shum i ulët, sa i përket veshjeve për femrat e mbuluara nuk eka problem të sjell edhe këtë stil të veshjes, pse jo, por nëse ka interesim. Në qytetin e Bujanocit përball xhamisë së qytetit është një butik i cili posedon disa nga veshjet për grat e mbuluara, siç janë pjesë kryesore, shami nga më të ndryshmet po ashtu edhe funde e pantallona të gjëra që sipas shitëses e cila po ashtu është e mbuluar, ka një numër të madhë të të interesuarve që blejnë shami, funde dhe sexhade e tespi. Ajo në të ardhmën pretendon që këtë butik dhe ta shëndrroj në butik enkas për veshje të këtij stili. Sipas shitëses është kriza ajo që nuk i lejon të bëjnë edhe shumë blerje, por edhe mungesa e rrobave i detyron femrat muslimane të shkojnë në Maqedoni e Kosovës për të bërë shoping. Me shitjen dhe rrobat që i posedon në butikun e saj shitësja është mjaft e kënaqur. Të rejat e mbuluara të komunës sonë që duhet të vishen me mbulojë, funde të gjatë e të gjërë e më e rëndësishmja çdo ditë vijojnë edhe shkiollimin dhe duhet ndëruar gardrobën për RTB thanë se, blerjen e kryejnë në Kosovë dhe në Maqedoni pasi që tek na ka mungesë të këtij stili veshjeve. Një Hadith në Kuran thot: kur toka është e mbuluar nga Qielli atëher pse femra të mos mbulohet, kjo është mënyra më e mirë që të njiheni motra muslimane si të ndershme dhe të mos ngacmoheni nga të tjerët./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com