Përse KKSH po i mshef mjetet e shpenzuara për media në mandatin e kaluar ? (Dokument)

0

Edhe përkundër kërkesës nga portali BujanociNet, për marrjen e një përgjigje rreth buxhetit të realizuar për media në mandatin e klauar, brenda KKSH-së po mbizotëron një heshtje totale në këtë drejtim, sikur askush nuk din asgjë, apo nuk guxon të flas për këtë.

top-secret1

Dit më parë ne i publikuam përgjigjet që kishin arritur në adres të redaksis lidhur me pyetjet rreth realizimit të buxhetit për media në mandatin e kaluar, por, ato përgjigje, nuk ishin gjë tjetër veq një politikë manipuluese për ti ikur të së vërtetës. Sa për dieni, në njërën nga përgjigjet ishte cekur se, KKSH në mandatin e kaluar iu ishte përgjigjur të gjitha mediave që kishin aplikuar dhe që i kishin plotësuar kushtet, por pas kësaj përgjigje të KKSH-së, RTP (Radio televizioni Presheva) menjëher ka dërguar argumente të cilat demantojnë KKSH-në, se kjo nuk është e vërtetë dhe se në kërkesën e këtij medium nga Presheva dërguar KKSH-së edhe sot e kësja dite nuk ka marrë asnjë përgjigje. BujanociNet në vazhdim do t’i publikojë edhe kërkesat e mediumeve tjera të cilat nuk kanë qenë nën urdhërat e KKSH-së e të cilat për këtë arsyeje edhe janë refuzuar, ndërkohë që KKSH për hir të opinionit dhe mjeteve të taksapaguesve shqiptarë në emër të të cilëve funksionon, është i obliguar që ti bëjë publike mjetet e harxhuara për media në mandatin e kaluar./BujanociNet/

Kjo është kërkesa e RTP-së e cila akoma nuk ka marë përgjigje

RTP 1 RTP 2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com