Përse Coca Cola ka shije më të mirë në shishe qelqi se sa në kanaçe?
14:56 | 16 Shkurt 2016

Receta e Coca Cola-s është e njëjta si për një kanaçe ashtu edhe për një shishe qelqi, kështu që përse kjo e fundit ka shije shumë më të mirë?

CocaCola

Sipas biokimistës dhe themelueses së Science by Design Sara Risch, kjo ndodh për shkak të reagimit të likuideve ndaj polimereve që ndodhen në paketim. Polimerer janë molekulat që ndodhen brenda paketimit – që janë krijuar vetë nga njësi më të vogla të mbledhura bashkë – dhe i shtojnë veti materialit në të cilin përdoren. Në rastin e kanaçeve të aluminit, polimeret që qëndrojnë në paketim mund të përthithin një pjesë të shijes së tretshme të pijes. Ndërkohë acetaldeleidi i polimereve, që përdoret në shishet e plastikës, mund të transferohet te cok-a brenda shishes, duke ia ndryshuar shijen.
Aurela Hoxha