Përmirësohet situata rreth energjis elektrike në Luginë

0

Pas aferave të shumta nga elektro distribucioni i Sërbis, kinse shqipëtarët e Luginës së Preshevës e keqpërdorin energjin elektrike, del se aferat e tilla janë të pa baza. Drejtori i elektrodistribucionit në Vranjë Goran Nikolliç në një deklaratë telefonike për RTB-në ka thënë se, pagesat për rrymë në Preshevë dhe Bujanoc janë përmirësuar dukshëm. Pagesat për rrymë në Preshevë dhe Bujanoc janë përmirësuar.

orat

Kontrollimet në teren dhe vendosja e shtëpizës së orëmatësit për harxhim të rrymës kanë dhënë rezulatet, thonë drejtuesit e Elektrodistribucionit. “Është tipike që humbjet janë më të mëdha në Preshevë dhe Bujanoc, dhe në këto hapsira po punohet më shumë që të zvoglohen humbjet” tha drejtori i Elektrodistribucionit në Vranjë Goran Nikolliç nëpërmjet linjës telefonike. Sipas tijë, ajo që është me rëndësi në këto momente është duke u punuar në vetëdijësimin e qytetarëve që rryma duhet të paguhet. Në bashkpunim me harxhuesit dhe blerësit, me pranin tonë në terren, po mundohemi që në mënyrë më të mirë ti zgjidhim problemet, janë të dukshme efektet e përmirësimit sa i përket pagesës dhe humbjeve, tha Nikolliq. “Sa i përket pagesës është interesant se borxhi mesatarë për blerësit është më i vogël në Vladiçin Hanë por prap se prap është nën mesatarën në Bujanoc dhe Tërgovisht, përderi sa në Vranjë në nivel mesatarë. Në krahasim me aktivitetet për pages të energjis elektrike, është duke u punuar në zbulimin e harxhimeve të pa autorizuara, gjegjësisht zvoglimin e tyre dhe parandalimin vjedhjeve. Humbjet mesatare në nivel të degës së Vranjës, këtë vit janë zvogluar, por edhe më tej ka hapësirë, që para së gjithash për nderë të konsumatorëve të ndërgjegjshëm, gjegjësisht blerësit që rregullisht e bëjnë pagesën, është mirë që të gjithë ta shfrytëzojn rrymën sipas ligjit” ka thënë Nikolliç. Sipas tij shërbimin që marrim dhe prodhimin që e konsumojm e kemi obligim ta paguajm, pasi që çmimi i energjis elektrike në vendin tonë është më i ulti në rajon. Ai në fund bëri apel tek të gjithë qytetarët, që energjin elektrike ta shfrytëszojnë në mënyrë racionale dhe obligimet ti kryejnë me rregull. Ai premton se gjatë sezonit dimrorë nuk do të kemi problem me energjin dhe furnizimi do të jetë i rregullt./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com