Përmes rrjeteve sociale e përkrahi krimin në Zelandë, arrestohet 24 vjeçari
19:01 | 17 Mars 2019

Zyrtarët policorë thanë se 24 vjeçari britanik nga Oldham dyshohet se bëri një postim duke u referuar me mbështetje për ngjarjen e tmerrshme në ‘Christchurch’.

Ai u arrestua nën dyshimin e komunikimit me qëllim të keq.

“Kjo është një periudhë shumë e vështirë për njerëzit.

Ngjarjet në Zelandën e Re janë ndjerë në gjithë botën. Shumë njerëz janë në shok të thellë dhe të shqetësuar. Duhet që si komunitet të qëndrojmë së bashku. Kushdo që kalon vijat ligjore, do të arrestohet”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Kejvina Kthella