Përmbyllet tubimi për përkujtimin e 16 vjetorit të rënjes së heroit “Vehbi Rexhepi” nga Konçuli (Foto)

0

Dita e sodit e manifestimit filloi me zhvillimin e finales ne futboll ku u takuan skuadrat Isufi(Tërnoc)& Fatosi(Osllar).. Ndeshja përfundoi me rezultat 4:3 ne favor të skuadres Isufi(Tërnoc).

Pas kësaj nga ora 14h me një min heshtje u hap tubimi memorial kushtuar rënies së Vebi Rexhepit.  Kryetari i B.Lokale Zylqefli Sherifi lexoi historikun e jetës dhe veprës së Vebi Rexhepit. Kryetari i sapo zgjedhur i OVL-së z. Muhamed Xhemaili përshëndeti këte manifestim ne emer te OVL-së dhe ne emer te ish komandantit të përgjitshem të UÇPMB-së Shefket Musliut dhe njëherit kerkoi nga spektri politik të ket më shum unitet. Agim Hasani nga administrata komunale theksoi se komuna dota përkrah qdo here organizimin e ketij tubimi dhe për deshmorin theksoi se ishte njohur personalisht dhe qysh heret e kishte vrejtur tek ai deshiren e madhe per te jetuar te lire. Një fjal rasti pati dhe kryetari i Keshillit Kombtar Shqipar z.Jonuz Musliu ku theksoi se fal gjakut te këtyre dëshmorve sod gëzojm këtë te pakten liri qe kemi.. Dhe në fund z.Musliu duhet punuar më shum rreth bashkimit kombëtar për tia çuat ne vend amanetin e dëshmorve. Fjal rasti pati edhe djali i dëshmorit Sami Rexhepi, ku falëmderoi gjith të pranishmit dhe ndihej shum i lumtur që shoqeria nuk po e harrojn akoma babin e tijë.

Pas gjitha fjalimev u thanë dy poezi nga nxënëset e shkollës Egzona Shabani dhe Leonora Iseni kushtuar Dëshmorit te kombit Vebi Rexhepi. Tubimi u përmbyll me thënien Kur Tirani vdes, sundimi i tijë mbaron ndërsa kur deshmori vdes sundimi i tijë veç fillon.. Dhe pastaj pjesmarrësit shkuan tek varri i deshmorit ku bëne vendosjen e kurorave./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com