Përleshje mes azilantëve shqiptarë në Dresden, përfshihen burra e gra (VIDEO)

0

Në një kamp për azilkërkues në Gjermani, shqiptarët janë përfshire në një përleshje masive mes emigrantëve të gjendur aty. Behët fjalë për një grup burrash dhe grash që u përleshën në një kamp çadrash të ngritur për azilkërkuesit kryesisht nga Ballkani.

rrahje1

Qendra për azilkërkuesit ndodhet në qytetin Dresden, rreth 180 km në jug të Berlinit. Pamjet shoqërohen nga komentet e azilkërkuesve shqiptarë që kanë kaluar momente ankthi në Gjermani.

Korrespondenti i AbcNews, Vincent Triest raportoi se sipas një zëvendës shefi të policisë federale gjermane, shkaku i përleshjes ishte një mosmarrëveshje midis disa azilkërkues.

“Burrat dhe gratë filluan të sulmojnë njeri- tjetri me gjithçka që kishin afër, nga dërrasat e deri tek tubat e hekurit të krevateve”.

Shtatë burra dhe një grua u plagosën. Situata ishte aq e tensionuar sesa 80 efektivë të policisë u stacionuan përkohësisht në kamp.

Gjermania, të gjithë ata azilkërkues nga Ballkani, që nuk kanë perspektive për azil, i ka vendosur në çadra të tilla në kampe të caktuara. Por pavarësisht kushteve të keqija dhe asnjë shansi për azil ekonomik, numri i azilkërkuesve shqptarë në Gjermani është çdo muaj në rritje.

Në muajin qershor, plot 5932 shtetas shqiptarë kane aplikuar për azil në këtë vend, krahasuar me muajin maj me 4922 kërkesa dhe në prill me 4794 kërkesa. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com