Përkujtohet jeta dhe vepra e veprimtarit "JONUZ MUSLIU" (Foto)
18:07 | 18 Janar 2019
Sot 1 vitë më parë u nda nga jeta veprimtari i qështjes kombëtare, Jonuz Musliu.

Jonuz Musliu vuante nga një sëmundje në veshka, ku fillimisht u shtrua në spitalin e Gjilanit dhe më pasë u transferua në spital të Turqisë.

Musliu ju nënshtrua një operacioni i cili rezultoj i suksesëshëm por jo edhe për të i shpëtuar sëmundjes, ku kjo e fundit i mori edhe jetën veprimtarit të qështjes kombëtare dhe kryetarit të kuvendit komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu.

Jonuz Musliu  lindur në vitin 1959-2018.

Ai ka qenë zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Që nga viti 2014 ishte kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si dhe Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016.

Jonuz Musliu pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre djemtë, Fatlumin, Shqiprimin dhe Sarandin.

Ku Shqipërimi në zgjedhjet e rregullta brenda LPD-së ka fituar shumicën e votave për të zëvendësuar babain e tij, dhe është zgjedhur kryetarë i LPD-së./BujanociNet/

Rina Balaj