Përkujtohet dëshmori i kombit Berat Sinani
18:01 | 12 Maj 2019

Për nderë të 18 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Berat Sinani, OVL e UCPMB-së bëri homazhe tek varri i dëshmorit në fshatin Dobrosin.

Për t’a nderuar veprën e lavdishme të Beratit ishte dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu.

“Sot më 12.05.2019 kujtojmë e nderojmë rënien heroike të dëshmorit Berat Sinani.

Nuk kam asnjë mundësi, aftësi, t’a përshkruaj veprën e lavdishme të Berat Sinanit .

Të dashur shqiptarë, të punojmë ditë e natë që t’a jetësojmë amanetin e Dëshmorve, vetëm atëherë Berati ynë do të mund të pushoj i qetë” ka shkruar Musliu në profilin e tij në Facebook pas homazheve.

Alesia Bami