Përkujtohet 15-të vjetori i dëshmorëve Shaban Bajramit dhe Besim Xhemailit (Foto)
14:29 | 07 Mars 2018

Sot u përkujtuan dëshmorët Shaban Bajrami dhe Besim Xhemaili nga Breznica, të vrarë 15 vite më parë. Në fillim të përkujtimit u nderuan dëshmorët me një minut lutje në heshtje nga të pranishmit. Sot, me 7 mars 2018, u bënë plot 15-të vite kur dora e armikut shtiu në djemt e shqiptarisë për të shënuar numrin e dëshmorëve të vrarë. Fjala është për Shaban Bajramin dhe Besim Xhemailin të cilët ranë dëshmorë në mbrojtje të idealeve kombëtare. Cdo herë Shqiptaria ka pas, ka dhe do të ketë djem që do të luftojnë për realizimin e idealeve kombëtare, për realizimin e amanetit të të parëve tanë, andaj cdo përpjekje e armiqëve për ta ndalur këtë, është fare e kotë. Ngjarjet historike të popullit shqiptar janë shumë të ndërlidhura mes vete, duke filluar prej Flakës së Janarit e deri këto ditë të 5. 6. dhe 7 marsit edhe kur shënohet Epopeja e UCK-së, dita e mësuesit dhe lufta e Jasharajve për lirinë e Kosovës. Në prani të familjarëve, të shumë bashkëvendasve u përkujtua data e rënies së dëshmorëve. Fjalë rasti pati kryetari i OVL-së z.Selami Shahini i cili shprehu ngushëllime dhe thirri për të bërë përpjekje për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. Poashtu, fjalë përshëndetëse pati edhe z. Faik Jonuzi, i cili përshëndeti dhe falenderoj të pranishmit. Kurora lulësh vendosën: Familja e Shaban Bajramit Familja e Besim Xhemailit OVL e UCPMB-së Bashkëluftëtarët etj... Falenderojmë Bajram Arifin për fotografitë e realizuara! I falenderojmë të gjithë për pjesëmarrje në këtë përkujtim. Lavdi u qoftë jetës dhe veprës së gjithë dëshmorëve të kombit. Breznicë, 7 mars, 2018.
Françeska Jaçe