Përgjigjen tifozët serbë: Do ju varrosim në mes të stadiumit

0

Përgjigjen tifozët serbë: Do ju varrosim në mes të stadiumit

Paralajmërimi i grupit të tifozëve të Prishtinës, Plisat, se me 14 tetor do të shkojnë në Beograd për ta përkrahur përfaqësuesen e Shqipërisë në duel kundër Serbisë, i ka tmerruar serbët dhe kjo u vërejt në reagimet e mediave të atjeshme.

Mirëpo, Plisat po ftojnë edhe përkrahës të tjerë të Kombëtares Kuq e Zi, që t’ju bashkëngjiten në këtë udhëtim heroik. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj tifozerie, Albert Kastrati, në profilin e tij – transmeton shqipetar.co.uk.

Mirëpo, mediat serbe kanë shprehur frikën e tyre rreth udhëtimit të Plisave në Beograd për sfidën Serbi-Shqipëri. Ato kanë paralajmëruar rrezikun që paraqet udhëtimi i tifozëve prishtinas nisur nga urrejtja mes dy vendeve. Madje, mediat serbe shkojnë shumë larg duke i cilësuar tifozët nga Prishtina si huliganë, të cilët mund të shkaktojnë probleme të shumta, deri edhe në përplasje në Beograd.

Lexuesit serbë të këtij portali në komente kanë fyer e kërcënuar në mënyrat nga më të ndryshme Plisat. Ja disa nga kërcënimet që serbët u kanë bërë Plisave:

“Mirë se vini, mirëpo do të ktheheni shumë shpejt”.

“Nuk kanë zemër ata për një gjë të tillë”.

“Mos kini merak. Do t’i varrosim në mes të stadiumit”.

“Vetëm hajdeni, do të priteni shumë ‘mirë’!”.

“Jemi duke ju pritur, ju lutem ejani sa më shpejt. Nëse arrini ta kaloni Nishin atëherë është sukses për ju”.

“Padyshim që do të hani dajak të nxehtë. Jemi duke ju pritur”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com