Përfundon trajnim për mësimdhënës

0

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), në bashkëpunim me Universitetin publik të Gjilanit “Kadri Zeka” si dhe në bashkëpunim me shkollat në gjuhën shqipe në Preshevë ka mbajtur trajnimin një ditorë me mësimdhënësit klasor dhe lëndor pas atij që ishte mbajtur në Bujanoc. Ashtu si në Bujanoc edhe në Preshevë kishte një interesim të jashtëzakonshëm të mësimdhënësve nga komuna e Preshevës. Me këtë rast edhe përfundon ky projekt i përbashkët me institucionet e Republikës së Kosovës.

Megjithatë, duke parë suksesin e këtij projekti KKSH është angazhuar dhe tashmë ka paraqit planet për të ardhmen me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetin publik të Gjilanit “Kadri Zeka” për mbajtjen e një cikli të trajnimeve me mësimdhënës nga Presheva Bujanoci dhe Medvegja nga lëmit e ndryshme. Ky i fundit ka inkurajuar bashkëpunimet në këtë drejtim duke qenë në trendët e zhvillimeve rajonale në fushën e arsimit dhe posaçërisht të mësimdhënies.

Vlen të theksohet, se pas memorandumit të bashkëpunimit të KKSH-së dhe Universitetit “Kadri Zeka”, duke iu falënderuar rektorit Prof. Dr. Bajram Kosumit ka siguruar që të ligjërojnë nga Fakulteti i Edukimit në Gjilan edhe ate: Prof. Asoc. Dr. Januz Dërvodeli (Niveli fillor), Prof. Dr. Demë Hoti (Niveli fillor) Prof. Asoc Dr. Xhevdet Thaçi (Niveli lëndor) Prof. Ass. Dr. Bashkim Dalipi (Niveli lëndor).

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com