Përfundon protesta: Opozita i jep dy javë afat Qeverisë

0

(E plotësuar) Sikurse edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i NISMËS, Fatmir Limaj edhe lideri i Lëvizjes vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë Qeveria e Kosovës i ka dy javë kohë për përmbushjen e kërkesave të Opozitës dhe e ka shpallur të përfunduar protestën e sotme.

live-protestuesit-grumbullohen-para-qeveris-euml-video-foto_2_hd

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që SHIK-u dhe agjendët e tij të kërcnojnë qytetarët e Kosovës.
“Thaçi e Mustafa nuk kundërshtojnë asnjëherë Serbinë e ndërkombëtaret e thash kërcënojnë protestuesit, sepse këta nuk janë burra shteti por burrec pushteti”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ka filluar një shi që shumë shpejt po shpërndahen e protestuesit.

———————————————————————-

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti është kapur në emër të votës së fituar në zgjedhje. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dy javë kohë për përmbushjen e kërkesave të Opozitës

Ai ka thënë se pushteti po nëpërkëmbë dhe po përcesh qytetarët e vendit.

“Ne s’do të ndalemi”, ka thënë Haradinaj, në fjalimin e mbajtur para protestuesve.

Haradinaj ka thënë se janë për rritjen e pagave dhe zhvillimit ekonomik por jo i kanë thënë korrupsionit dhe krimit ekonomik.

“I themi jo monopoleve në Kosovë. Po e shkatërrojnë ekonominë”, ka thënë ai.
———————————————–

16:00- Para masës së grumbulluar te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ka folur kreu  Nismës, Fatmir Limaj, i cili tha se protesta e sotme e qetë po dëshmon se kush po përdor dhunë.

“Sot jemi bashkuar gjithë për t’i thënë stop keq qeverisjes dhe kapjes së shtetit”, tha ai.

“Ftojmë të gjithë ata që i kanë votuar dy partitë në pushtet, që t’ia marrin votën, sepse votën ua morën me mashtrime”, tha Limaj, i cili tha se Kushtetuta e Kosovës është Kushtetuta e Enver Hasani.

Ai tha se në qoftë se Qeveria nuk reflekton do të vazhdojnë me protesta deri në rrëzimin e saj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com