Përfundon ndeshja dramatike Gjermani – Suedi me këtë rezultat

0

Gjermania ka arritur që të shpëtoj nga eliminimi në fund të ndeshjes.

Kombëtarja gjermane e ka mposhtur Suedinë me rezultat 2 me 1.

Suedia kaloi e para në epërsi në minutën e 32 me anë të Toivonen, ku me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, përcjell ORAinfo.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’ Marcos Reus i barazoi shifrat, e që me atë gol u shtua edhe më shumë presioni i gjermanëve.

Gjermania mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi Jerome Boateng u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 82’.

Në minutën e 90+5, Toni Kroos ka shënuar golin e epërsisë për Gjermaninë, duke i mbajtur shpresat gjallë për ta kaluar fazën e grupeve.

Meksika është në vendin e parë me gjashtë pikë, Gjermania dhe Suedia me tre pikë dhe Korea e Jugut pa pikë.

Në rrethin tjetër do të përballen Meksika me Suedinë dhe Gjermania me Kosta Rikën, ku gjermanët do të shpresojnë që të fitojnë./ORAinfo/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »