Përfitimet shëndetësore të salmonit
14:52 | 15 Dhjetor 2017

Salmoni njihet për përfitimet e tij shëndetësore. Është ndër peshqit më të pasur me omega 3. Salmoni ka një mish shumë të mirë, me shije delikate dhe të veçantë, i vlerësuar kudo. Mishi i salmonit të rritur në lumenj është më i preferuar nga ai i salmonit të kapur në det. Salmoni është një ushqim i shkëlqyer, i pasur me proteina, yndyra shumë ushqyese, vitamina (Tiamin, Niacin, Vitamina B6, Vitamina B12) dhe disa minerale (fosfor dhe selen). Përmbajtja e natriumit është jashtëzakonisht e ulët. Ushqimi i detit ka më pak kalori dhe yndyrë krahasuar me mishin e kuq. Prandaj rekomandohet peshku të konsumohet dy here në javë.
Aurela Hoxha