Përfaqësuesit e Luginës takojn presidentin e Republikës së Kosovës

0

lugina-president

Përfaqësuesit e pushteteve lokale të Bujanocit dhe Preshevës respektivisht Jonuz Musliu dhe Shaip Kamberi dje kanë zhvilluar një takim me presidentin e Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçin.

Takimi i zhvilluar me Presidentin Thaçi në Prishtinë, përpjekje e vazhdueshme për ta faktorizuar Luginën e Preshevës dhe për të zgjidhur problemet e shumta që preokupojnë shqiptarët e kësaj ane.

Krijimi i një fondi për zhvillim ekonomik përmes të cilit Lugina e Preshevës do të konkuronte me projekte në ministritë e Republikës së Kosovës, mundësia e një bashkëpunimi me komunën e Gjilanit, që do të ishte një mundësi më e lehtë që përmes kësaj komune të bëhet tërheqja e mjeteve finansiare dhe çështja e diplomave për studentët që kryejnë shkollimin në Kosovë, ishin temat për të cilat u diskutua në këtë takim.

Presidenti Thaçi u zotua se do të angazhohet që marrëveshjet e nënshkruara në bisedimet Kosovë – Serbi, posaçërisht për temat që prekin direkt interesin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të implementohen sa më shpejtë që është e mundshme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com