Përfaqësuesit e Ambasadës Holandeze, dje vizituan Komunën e Bujanocit

0

Një delegacion i Ambasadës së Holandës, i drejtuar nga Luuk Nijman – sekretar politik i ambasadës, dje qëndruan për vizitë në Bujanoc dhe takuan kryetarin e komunës, Shaip Kamberin.

Në takimin e djeshëm, të zhvilluar në kabinetin e kryetarit të komunës, Shaip Kamberi me mysafirët holandez bisedoi për gjendjen politike në Bujanoc dhe në përgjithësi në Luginë të Preshevës, pozitën e vështirë socio-ekonomike, si dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në projekte konkrete.

Komuna e Bujanocit, vazhdon t’i mbajë lidhjet e bashkëpunimit me Ambasadat perëndimore në Beograd.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com