Përdor furçën e tualetit të shoqes: Infektohet dhe ngelet në karrige me rrota (Foto)

0

Një nënë e re do kalojë pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota, pasi ka marrë një infeksion të keq duke përdorur furçën e tualetit të shoqes së saj për të mbuluar një puçërr.

p-euml-rdor-fur-ccedil-euml-n-e-tualetit-t-euml-shoqes-infektohet-dhe-ngelet-n-euml-karrige-me-rrota-foto_hd

Jo Gilchrist, 27 vjeçe ka pësuar dhimbje të tmerrshme në Ditën e të Dashuarve pasi një infeksion ka bllokuar trupin e saj duke sulmuar më së shumti shpinën, shkruan “Daily Mail”.

Prej asaj kohe vajza amerikane ka kaluar kohën në spital teksa doktorët janë përpjekur për t’i pastruar trupin nga bakteriet vdekjeprurëse.

“Filloi si një dhimbje e vogël në shpinë dhe mendova se ishte presioni i trupit, por filloi të bëhej më keq. Ishte një dhimbje e tmerrshme dhe asgjë nuk ma qetësonte. Mendoja se do vdisja, ishte më keq se dhimbjet e lindjes”-ka thënë Jo.

Nëna e një djali tregon se ajo humbi ndjesinë e këmbëve e të shpinës duke u përkeqësuar përditë e më shumë.

“Doktorët më pyetën se çfarë kisha vënë mbi puçrrën time dhe unë u tregova se e kisha mbuluar me make up duke përdour furçën e mikes sime. Por nuk e dija që ajo kishte pasur një infeksion në fytyrë para disa kohësh dhe duke përdorur atë furçe kam përkeqësuar gjendjen time”-tregon gruaja.

Megjithatë Jo nuk ia vë fajin shoqes pasi vet ajo ka një sistem imunitar të dobët.

“Për momentin jam në një karrige me rrota, por doktorët janë optimistë se unë mund të jem e aftë të eci deri në 1 orë në ditë me kalimin e kohës”, ka thënë nëna e paralizuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com