Përditësimi që shokoi përdoruesit e Instagram-it ka qenë një gabim i kompanisë
22:30 | 27 Dhjetor 2018

Një përditësim i madh që ndryshoi krejtësisht mënyrën se si funksionon Instagram bëri namin ndër përdoruesit e këtij rrjeti social ditën e sotme.

Kompania ndryshoi mënyrën e shfaqjes së Feed-it, nga poshtë-lart navigimi shkoi anash duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si Feed-i ka punuar që kur Instagram u shfaq në fillim.

Ky përditësim trembi dhe nuk u pëlqeu aspak përdoruesve  të shumtë  të cilët sugjeruan rikthimin e mëparshëm të Feed-it.

Por shumë shpejt pas këtij ndryshimi Feed-i u kthye në normalitet dhe sipas një shpjegimi të kompanisë e gjitha ndodhi aksidentalisht.

“Na vjen keq për këtë, kjo duhej të ishte një provë shumë e vogël, por shkuam më gjerë sesa menduam” – shpjegoi në Twitter drejtuesi i Instagram Adam Mosseri, së bashku me një emoji të pahijshëm.

Ai tha se ndryshimi do të rikthehet përsëri dhe nëse ende po shfaqet shkarkojeni dhe njëherë nga fillimi aplikacionin Instagram.

The post Përditësimi që shokoi përdoruesit e Instagram-it ka qenë një gabim i kompanisë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Kejvina Kthella