Përdhunuan dhe lanë shtatzënë vogëlushen, dënohen me burg 2 xhaxhallarët "monstra"
14:50 | 01 Nentor 2017

Një gjykatë indiane ka dënuar me burg dy burra për përdhunimin e një vajze 10-vjeçare, e cila madje mbeti shtatzënë dhe lindi në muajin gusht.

Të dy agresorët ishin në fakt xhaxhallarët e vogëlushes. Shtatzënia e saj u zbulua në mes të korrikut kur ajo filloi të ankohej për dhimbje stomaku dhe prindërit e çuan në spital. Xhaxhai i dytë u arrestua pasi mostra e ADN-së së foshnjës nuk përputhej me atë të vëllait të tij më të madh, i cili ishte i dyshuari i parë. Por ditën e djeshme, të dy të ashtuquajturit “xhaxhallarët – monstra" u shpallën fajtorë në gjykatë. Vajza 10-vjeçare tha se ishte sulmuar seksualisht gjashtë herë nga xhaxhai i madh kur ai kishte vizituar shtëpinë e tyre në Indi, dhe disa herë nga i vogli. Prindërit e saj u paraqitën në gjykatë për të lejuar që ajo ta abortonte fëmijën, por nuk u lejua pasi jeta e nënës, ishte në rrezik.
Aurela Hoxha