Përbërësit ushqimorë që zhdukin rrudhat

0

Rrudhat na bëjnë më të ndjeshëm dhe nxisin dëshirën për të ngadalësuar plakjen.

Disa shtesa në të ushqyerit mund të ndikojnë në përtëritjen e organizmit nga brenda dhe jashtë, duke përforcuar mekanizmat mbrojtës të lëkurës, por edhe lehtësimin e rigjenerimit të saj. Disa prej këtyre përbërësve mund t’i shtohen maskave për fytyrë dhe të përdoren nga jashtë, por gjithsesi përfshini edhe në të ushqyerit.

Vitamina C – Konsumimi i mjaftueshëm i vitaminës C lehtëson shërimin e plagëve dhe përshpejton rigjenerimin e lëkurës.

Gjethet e elbit të ri (magmë jeshile)- përmban enzima aktive, antioksidantë, vitamina C, E, B1, B2, B3 dhe B6, klorofil dhe shumë aminoacide të cilët përshpejtojnë shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës.

Alga Spirulina – Mund ta kompenzojë dozën e rekomanduar të vitaminës A, e cila përshpejton shërimin e plagëve dhe rigjenerimin e lëkurës.

Kërpudhat shiitake përmbajnë minerale të tilla si hekuri që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës,

Pelte mbretërore (Royal jelly) përmban një lloj të rrallë të acideve yndyrore të pangopura 10-HDA, i cili stimulon prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga plakja e parakohshme të shkaktuar nga rrezatimi ultravjollcë.

Ginseng është i njohur edhe si rrënja e jetës. Substancat aktive të kësaj bime ginsenozidet rrisin mikroqarkullimin dhe nxisin shkëmbimin më të shpejtë të substancave në lëkurë e cila bëhet më e fortë dhe më e ndritshme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com