Për Xhakën në garë edhe Arsenali, Interi e Milani

0

Granit Xhaka vazhdon t’i çmend skuadrat e mëdha evropiane pas paraqitjeve të mira në kampionatin gjerman.

p-euml-r-xhak-euml-n-n-euml-gar-euml-edhe-arsenali-interi-e-milani_hd

Ylli kosovar me pasaportë zvicerane po kërkohet me ngulm nga kampioni aktual i Spanjës, Atletico Madridi po jo vetëm kaq.

Sikur mos të mjaftonte interesimi i madrilenëve për kosovarin pista të reja janë edhe dy rivalët italian, Milan dhe Inter por edhe Arsenali i Londrës.

Shefi i Gladbach, Max Eberl tha se Xhaka mund të shitet për 25 milionë euro në verë.

“Graniti ka nënshkruar kontratë të re me ne dhe ne jemi të lumtur për këtë gjë. Do të jemi të lumtur nëse qëndron këtu, por në rast se vjen një ofertë mbi 25 milionë euro atëherë do të shitet”, tha Eberl.

Ndërkohë sipas ‘calciomercato.com’, Milani është tejet i interesuar pasi nga skuadra do të largohen Essien, De Jong dhe Muntari, ndërsa Xhaka shihet si shpëtimi i kuqezinjve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com