Për vizitë lamtumirëse, pas përfundimit të mandatit në Beograd, sot në Komunën e Bujanocit qëndroi Ambasadori Valdet Sadiku (Foto)

0

Për vizitë lamtumirëse, pas përfundimit të mandatit në Beograd, sot në komunën e Bujanocit qëndroi Ambasadori Valdet Sadiku, Sadiku sot vizitoj partit politike, kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Shukri Ymerin dhe familjen e ish kryetarit të kuvendit komunal Jonuz Musliu.

Sot për vizit lamtumirëse qëndroj në komunën tonë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, ku takoj të gjitha instititucionet lokale të komunës tonë, ku u nderua me mirnjohëje për bashkpunimin të cilin pati me partit politike dhe institucionet lokale në komunën e Bujanocit.

Valdet Sadiku pos vizitave me institucionet politike lokale në komunën e Bujanocit pati edhe një vizitë tek varri i të ndjerit Jonuz Musliu ish kryetarë i kuvendit komunal të Bujanocit, ku u mirprit nga bashkë vendasit e Musliut, Sadiku pas vendosjes së kuroreve me lule tek varri i Musliut, vizitoj dhe familjen Musliu ku u mirëprit nga familja Musliu dhe u nderua me mirnjohëje për bashkpunimin e mirë të cilin e pati me Jonuz Musliu, Sadiku falemderoj banorët e shumtë të cilët ishin mbledhur për ta përshëndetur vizitën e tij tek varri i të ndjerit Jonuz Musliu duke u ndjerë i emucionuar nga kjo mirëpritje e cila ishte organizuar nga banorët e fshatit Konçul, andaj edhe familja Musliu falemderoj Sadikun se edhe më tutje nuk po e harronë sakrificën e të ndjerit Jonuz Musliu, dhe po vizitonë varrin dhe familjen e ish kryetarit të kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu.

Sadiku para mediave tek varri i Musliut, deklaroj se edhe pas përfundimit të mandatit të tij pasardhësi i ti do të bashkpunoj me institucionet politike lokale të komunës së Bujanocit, ndërsa Sadiku ju përgjigj edhe kërkesës së banorëve të fshatit Konçul për emërimin e autostradës e cila pritet të filloj shum shpejtë e cila do të lidhë Luginën me Prishtinen të emërohet me emërin e ish kryetarit të kuvendit komunal “Jonuz Musliu”, Sadiku kërkoj nga institucionet lokale që të dorzojn kërkesën e tyre tek Qeveria e Republikës së kosovës, ndërsa mbështetja e tij nuk do të mungoj./BujanociNet/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »